back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeMurati: Pse nuk po e miratoni tash buxhetin e Prishtinës për vitin...

Murati: Pse nuk po e miratoni tash buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 Hykmete?

Të ngjajshme

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të Hykmete Bajramit, që e akuzoi për bllokim të buxhetit të Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës e ka përcjellë buxhetin në Ministrinë e Financave me datë 17.12.2024, shih shkresën e protokollit. Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e dini kur e ka përcjellë në Kuvend të Kosovës, e ka përcjellë me 31.01.2025, shiheni shkresën që ai ka postuar vet” shkroi Bajrami.

Përmes një reagimi, Murati thotë se buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar, shkruan IndeksOnline.

“Buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar, por sikurse çdo buxhet tjetër, materiali fillimisht verifikohet nëse është në përputhje me legjislacionin nga Departamenti i Buxhetit në MFPT, e pastaj përcillet për miratim në Qeveri e Kuvend. Me logjikën tënde, edhe vetë Përparimi e paska mbajtë në sirtar buxhetin nga data 9 dhjetor deri me datën 17 dhjetor, apo jo?” u shpreh Murati.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Hykmete, u demantuat edhe vetë që Qeveria gjoja nuk e paska përcjellë në Kuvend buxhetin e Prishtinës. Pra e paska përcjellë.

Buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar, por sikurse çdo buxhet tjetër, materiali fillimisht verifikohet nëse është në përputhje me legjislacionin nga Departamenti i Buxhetit në MFPT, e pastaj përcillet për miratim në Qeveri e Kuvend. Me logjikën tënde, edhe vetë Përparimi e paska mbajtë në sirtar buxhetin nga data 9 dhjetor deri me datën 17 dhjetor, apo jo?

Shto këtu edhe faktin që materiali është dorëzuar në kohën e festave të fundvitit, dhe gati gjysma e ditëve që paske numëruar ose kanë qenë festa zyrtare ose janë ditë fundjave.

Siç e kam sqaruar tash e disa herë, problemi nuk është tek procedurat standarde, por tek vonesa përtej afatit ligjor që ishte 30 shtatori. E madje vonesa ka qenë edhe përtej datës kur ishte miratuar Ligji i Buxhetit në lexim të dytë, me 22 nëntor.

Por, e gjitha kjo është e shkuara.

Pse nuk po e miratoni tash buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 Hykmete?

Arsyetimi me Komisionet Parlamentare nuk qëndron. Mund të formohen vetëm Komisionet e Përhershme, për buxhet, legjislacion, integrime, dhe të drejta të komuniteteve.

Këto komisione mjaftojnë të trajtohen edhe Buxheti për 2025 për tri komunat, edhe Ligji i Buxhetit 2026, e edhe buxheti për RTK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz