BallinaLajmePolicia me Njësinë K9 në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e...

Policia me Njësinë K9 në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në fshatin Golluboc.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë dhëndri i viktimave.

Bëhet e ditur se ai kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij dhe pas një konflikti të mundshëm ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur dy vëllezërit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për lajmi.net tha se rasti është raportuar rreth orës 11:30, ndërsa viktimat janë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,” ka thënë Elezaj.

Aktualisht, Njësia K9 e Policisë së Kosovës është angazhuar në terren për lokalizimin e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është arratisur./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz