back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeMickoski: Jemi shumë përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Mickoski: Jemi shumë përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Të ngjajshme

Putin urdhëron rekrutimin në ushtri të 135 mijë rusëve deri në fund të vitit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar rekrutimin e...

Influencuesja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e një 51-vjeçari

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare influencuesja braziliane, Barbara...

Hristijan Mickoski komentoi raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

“Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj do të kishim një “veto” dhe probleme të reja, dhe pastaj do të kishim një pesëshe”, tha Mickoski.

Ai shtoi se tani, pas zgjedhjeve, qeveria do të përqendrohet në reformat në gjyqësor.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga Raporti sepse nuk ka regres. Ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori, dhe tani pas zgjedhjeve do të merremi shumë seriozisht me atë temë. Në përgjithësi mund të vlerësoj se është i mirë, por nuk mund të pajtohem me konstatimin se disa vende janë para nesh për anëtarësim në BE. Ne jemi para Shqipërisë, edhe pse disa eurokomisar kanë thënë disa gjëra të tilla, kështu që kur do të analizohet se cili vend është gati, Mali i Zi është i pari, Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, tha Mickoski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz