back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeMbrojtja kërkon pranimin e disa dokumenteve për të dëshmuar rolin e Thaçit,...

Mbrojtja kërkon pranimin e disa dokumenteve për të dëshmuar rolin e Thaçit, UÇK-së dhe shtypjen e popullatës shqiptare nga regjimi serb

Të ngjajshme

Rama: Vijon puna për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zaptuara

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon...

KFOR zhvillon trajnime kundër zjarreve në Kampin Bondsteel

Departamenti i Zjarrfikësve në Kampin Bondsteel, në mbështetje të...

U frikësua nga vëmendja, Ronaldo tregon arsyen pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo gjatë intervistës me Piers Morgan tregon arysen...

KQZ-ja publikon udhëzimet për votim me asistencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzimet se si...

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka kërkuar që të pranohen në prova materiale disa dokumente që lidhen me konfliktin e armatosur në Kosovë.

Përveç kësaj, në mesin e dokumenteve thuhet se ka edhe deklarata të dhëna nga Thaçi në publik ose që i janë atribuuar atij.

Po ashtu, thuhet se ka edhe gjëra relevante për veprimet ose deklaratat që i janë atribuuar UÇK-së ose pjesëtarëve të saj, nivelit të organizimit, strukturës komanduese, e të tjera.

Dokumentet e propozuara për pranim, sipas mbrojtjes, përbëhen nga fragmente librash, raporte ndërkombëtare, dokumente të natyrave të ndryshme që burojnë nga organizata ndërkombëtare, organizata qeveritare ose joqeveritare, dokumente ose raporte që burojnë nga media.

Duke e shtjelluar përmbajtjen e dokumenteve, mbrojtja thotë se lidhen me dekadat e shtypjes së regjimit serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

“…lidhen me dekadat e shtypjes nga regjimi serb që ka pësuar popullsia shqiptare e Kosovës, dhe/ose mizoritë e kryera nga regjimet serbe ose nga civilë serbë të armatosur kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Këto dokumente, sipas mbrojtjes, shërbejnë për vendosjen e kontekstit të duhur historik dhe formimin e funksionimin e UÇK-së. Veç kësaj, për të kuptuar edhe ndjenjën e urrejtjes etnike dhe hakmarrjen që u rrit brenda popullsisë shqiptare të Kosovës si pasojë e shtypjes së regjimit serb.

“Këto prova janë relevante për vendosjen në kontekstin e duhur historik të krijimit, formimit dhe funksionimit të UÇK-së, si dhe ndjenjës së urrejtjes etnike dhe hakmarrjes që u rrit brenda popullsisë shqiptare të Kosovës si pasojë e dekadave të shtypjes nga regjimi serb dhe fushatës brutale ushtarake të kryer nga forcat serbe në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në kërkesë.

Po ashtu, thuhet se dokumentet ofrojnë pasqyrë edhe për zhvillimet kyçe të konfliktit të armatosur, duke përfshirë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për UÇK-në kundër fushatës serbe.

“Këto përfshijnë dokumente të lidhura me rrethanat që çuan drejt dhe pas konferencës së Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s në konflikt dhe përfundimin e konfliktit me tërheqjen e trupave serbe në qershor 1999. Këto dokumente janë gjithashtu relevante pasi ofrojnë kontekst shtesë për provat e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit që kanë dëshmuar deri tani, si dhe dëshmitarëve të ardhshëm të mbrojtjes së Thaçit”, thuhet më tej në kërkesë.

Provat tjera, sipas mbrojtjes, janë relevante për fushën kohore të konfliktit të armatosur. Pra, për të vërtetuar se nuk ka pasur luftë pas 20 qershorit 1999. Kjo sipas tyre dëshmohet nga deklaratat e autoriteteve, individëve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme, duke përfshirë edhe procesverbale të KFOR-it, ku thuhet se tërheqja e trupave serbe u kompletua deri më 20 qershor siç ishte përcaktuar në Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe se nuk kishte rrezik real të rifillimit të armiqësive pas përfundimit të kësaj tërheqjeje.

Sipas mbrojtjes, ka edhe dokumente që tregojnë pjesëmarrjen e civilëve serbë të armatosur në operacione ushtarake ose në sulme ndaj popullsisë civile, si dhe efektet që ofensivat ushtarake serbe ose metodat e operacioneve të tyre patën mbi rekrutimin, organizimin dhe kapacitetet operacionale të UÇK-së.

Disa nga dokumentet paraqesin edhe kthimin e refugjatëve në Kosovë, duke filluar nga pezullimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s.

Ndërsa, për deklaratat e dhëna nga Thaçi ose që i janë atribuuar atij, thuhet se janë publike dhe se janë në kontekst të takimeve politike, e që janë relevante për të dëshmuar rolin e tij si politikan dhe ndërmjetësues me ndërkombëtarët.

Po ashtu, thuhet se ato dëshmojnë përpjekjet e Thaçit për paqe dhe pajtim në Kosovë pas konfliktit duke përfshirë dënimin e krimeve të luftës dhe thirrjeve për një vend multietnik.

Veç kësaj, thuhet se dokumentet dëshmojnë edhe gatishmërinë e Thaçit për të bashkëpunuar me Ibrahim Rugovën në Qeverinë e Përkohshme. Ndërsa, për disa nga provat, thuhet se janë relevante edhe për dëshminë e Wesley Clark.

Kurse, dokumentet që i atribuohen UÇK-së ose pjesëtarëve të saj, thuhet se janë relevante për pretendimet për ekzistencën e ndonjë politike të UÇK-së për të shenjestruar ndonjë kategori të caktuar individësh dhe përgjegjësinë e pretenduar të të akuzuarve.

Disa nga dokumente, thuhet se janë relevante edhe për nivelin e organizimit dhe strukturës komanduese të UÇK-së në periudha të ndryshme gjatë periudhës që përfshin aktakuza, si dhe për autoritetin dhe kompetencat e individëve të caktuar brenda UÇK-së duke përfshirë Thaçin. Gjithashtu, theksohet se janë relevante edhe për të dëshmuar përçarjet në mes UÇK-së.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në GjilanBudakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz