BallinaLajme“RTK është e popullit, jo e politikës” – Punëtorët e RTK-së protestojnë...

“RTK është e popullit, jo e politikës” – Punëtorët e RTK-së protestojnë për mungesën e pagave

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Punëtorët e RTK-së, kanë protestuar sot para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.

Kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës kur ka njoftuar për organizimin e protestës, ka thënë se kjo protestë është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.

Sipas kësaj sindikate, në rast se situata nuk ndryshon, ajo paralajmëron bojkotimin e ngjarjeve publike të RTK-së si formë presioni për zgjidhjen e krizës. SPERTK gjithashtu u bën thirrje mediave të Kosovës që të mbulojnë protestën dhe të tregojnë solidaritet me punëtorët.

Edhe dy sindikatat e Radiotelevizionit të Kosovës, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë paralajmëruar protestë të hënën më 10 nëntor, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të institucionit dhe vonesës së pagave mujore për muajin tetor. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz