back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeArrestohet një grua në Tiranë, shfrytëzonte për prostitucion dy kineze

Arrestohet një grua në Tiranë, shfrytëzonte për prostitucion dy kineze

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo, koleksion me mbi 40 makina, por…

Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive,...

Deputeti Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për...

Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit...

Një grua është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po shfrytëzonte dy shtetase kineze, për prostitucion.

E dyshuara, 47-vjeçare, po ashtu shtetase kineze, dyshohet se bashkë me dy të dyshuarat tjera (44 dhe 46 vjeçe) po shfrytëzonin apartamentin e tyre për të ushtruar veprimtarinë e prostitucionit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit shqiptar.

Ky është njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.         

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze.   

Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.     

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:       

-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;  

-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe  “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.   

Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.    

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz