back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaSportBarcelona ‘shokohet’ , City mposht Dortmundin bindshëm e Interi fiton ndaj Kairat...

Barcelona ‘shokohet’ , City mposht Dortmundin bindshëm e Interi fiton ndaj Kairat Almaty

Të ngjajshme

Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medieve...

Gjermani: Makinat lyhen me simbolin na*ist

Rreth 50 automjete janë lyer me atë që duket...

De Rossi merr drejtimin e ekipit të njohur të Serie A

Genoa ka emëruar Daniele De Rossin si trajner të...

Cristiano Ronaldo, koleksion me mbi 40 makina, por…

Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive,...

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 4-të të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve ku u prodhuan 25 gola.

Barcelona u ndal me barazim në Belgjikë kundër Clube Brugge me golat e shënuar nga Tresoldi në minutën e 36 dhe Forbs në minutën e 17 dhe 64.

Për Barcelonën realizuan Ferran Torres në minutën e 8-të, Lamine Yamal në minutën e 61-të dhe autogoli i Christos Tzolis në minutën e 77-të.

City ishte dominant kundër skuadrës gjermane Borussia Dortmund duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Phil Foden në minutat e 22-të dhe 57-të, Erling Haaland në minutën e 29-të dhe Rayan Cherki në minutën e 91-të për Cityn, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoj mbrojtësi Anton në minutën e 72-të.

Edhe Interi arriti fitore me një gol diferencë ndaj skuadrës nga Kazakistani Kairat Almaty me rezultat 2-1.

Për Interin shënuan Lautaro Martinez dhe Carlos Augusto ndërsa për Almatyn golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Ofri Arad.

Pas katër ndeshjeve në Ligën e Kampionëve në tabelë kryeson Bayern Munich, Arsenali dhe Interi me pikë maksimale prej 12 pikëve.

/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz