back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeHetim ndaj çiftit nga Shkupi: Njerku akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës...

Hetim ndaj çiftit nga Shkupi: Njerku akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së mitur, nëna dyshohet se e ka fshehur rastin

Të ngjajshme

Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë balistike më...

Në Gjykatë kërkohet pezullimi i  projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca dëgjimore...

Dy vëllezërit që u vranë dje në Malishevë varrosen sot

Dy vëllezërit Morina të cilët u vranë dje në...

Rama: Kushtetuesja duhet ta kthejë Veliajn në detyrë

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi situatën e krijuar...

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur hetime ndaj një çifti bashkëshortësh, të dyshuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës”, sipas nenit 189, paragrafi 2 të Kodit Penal – raporton TV21.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, njerku i vajzës, për një periudhë të gjatë kohore ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka detyruar vajzën e lindur në vitin 2009, që i ishte besuar për kujdes dhe edukim, në marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të këtij karakteri.

Në këtë rast është përfshirë edhe nëna e vajzës, e cila, ndonëse ka qenë në dijeni për abuzimin, nuk e ka denoncuar dhe as nuk e ka penguar bashkëshortin e saj. Me mosveprimin e saj, ajo ka dështuar ta mbrojë vajzën, pavarësisht se e mitura disa herë kishte kërkuar ndihmë prej saj.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për njerkun e dyshuar, ndërsa për nënën ka propozuar masa kujdesi. Po ashtu, prokurori do të bashkëpunojë me Qendrën për Punë Sociale për strehimin e tre fëmijëve të mitur të familjes, përfshirë edhe viktimën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz