BallinaLajmeBE pritet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë

BE pritet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë dhe do të lëshojë vetëm “viza me një hyrje të vetme”.

Sipas faqes së lajmeve “Politico”, duke cituar burime të BE-së, thuhet se rregullorja do të ishte pjesë e përpjekjeve për të ndëshkuar Moskën për luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë.

Me rregulloren e re, është planifikuar që qytetarëve rusë t’u lëshohen vetëm viza me “një hyrje të vetme” në vend të vizave Schengen me shumë hyrje.

Komisioni i BE-së pritet ta shpallë rregulloren këtë javë, e cila do të parashikojë disa përjashtime për arsye humanitare ose për njerëzit me shtetësi të BE-së.

BE njoftoi se do të pezullonte marrëveshjen e lehtësimit të vizave të nënshkruar më parë me Rusinë në vitin 2022 dhe më vonë përgatiti rregulla të reja për të vendosur kufizime më të rrepta për vizat për qytetarët rusë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz