back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeArtmotion siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA edhe për pesë...

Artmotion siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA edhe për pesë vjet

Të ngjajshme

Smajl Latifi: Nuk ka koalicion formal në Rahovec, kërkojmë besimin e secilit qytetar

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për...

A nuk ka mjaftueshëm të huaj në role të nëpunësve civilë në Zvicër?

Pranohet gjerësisht se sektori privat në Zvicër përfiton jashtëzakonisht...

Ronaldo: Donald Trum mund ta ndryshoj botën, dua ta takoj atë

Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka bërë së...

Idrizi: Meholli e ka në program projektin që e kundërshtonte vet

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili synon...

SHBA përjashton Hungarinë nga sanksionet amerikane, i lejon të përdorë naftën dhe gazin rus për një vit

SHBA-ja kanë dhënë Hungarisë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet...

Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton
me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Association
(NBA), duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.

Falë kësaj marrëveshjeje shumëvjeçare, shikuesit kosovarë do të
vazhdojnë të shijojnë spektaklin më të madh të basketbollit botëror, duke
përfshirë ndeshjet e sezonit të rregullt, Playoff-et, NBA Finals, si dhe
ngjarje të veçanta si NBA All-Star Weekend, NBA Draft, NBA In-Season Tournament, dhe shumë evente të tjera ekskluzive.

Ky partneritet i ri e përforcon pozitën e Artmotion si platforma kryesore
sportive në Kosovë, duke ofruar përmbajtje të pasur, komentim profesional
dhe transmetime në cilësi të lartë HD për një përvojë shikimi të pakrahasueshme.

Përveç NBA-së, Artmotion mbetet destinacioni kryesor për ngjarjet më të
mëdha sportive ndërkombëtare, përfshirë UEFA Champions League,
Premier League, La Liga, Serie A, Europa League, Conference League,
Formula 1, MotoGP, Judo, UFC, si dhe Superligën e Kosovës në Futboll
dhe Basketboll, me transmetime ekskluzive për komunitetin sportdashës.
Kjo ripërtrije e rëndësishme e bashkëpunimit me NBA-në konfirmon
përkushtimin e Artmotion për të sjellë sportin më të mirë botëror në çdo
shtëpi në Kosovë, duke ofruar përmbajtje premium dhe eksperiencë televizive të nivelit ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz