BallinaLajmeZgjedhjet e reja, Abdixhiku: Besoj që presidentja do të jetë e natyrshme...

Zgjedhjet e reja, Abdixhiku: Besoj që presidentja do të jetë e natyrshme sa i përket kohës së organizimit

Të ngjajshme

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur...

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e sotme është pyetur rreth datave të përfolura për mbajtjen e zgjedhjeve, pas raportimeve se VV po synon që ato të mbahen në fund të dhjetorit, kur mërgata të jetë në Kosovë.

Ai ka thënë se data e zgjedhjeve është në diskrecionin e presidentes dhe se “beson” që ajo do të jetë e natyrshme sa i përket kohës së organizimit të zgjedhjeve.

“Ne jemi në afate kushtetuese. Në momentin që është konstituar kuvendi me zgjedhjen e nënkryetari i pestë, Nenad Rashiq, jemi futur në afate kushtetuese. Edhe po mos të bëjmë asgjë, afatet rrjedhin, zgjedhjet vijnë. Si parti e kemi një përgjegjësi sepse s’është lehtë të organizohen zgjedhjet, sepse ka kohë që janë të përshtatshme dhe të papërshtatshme por kalkulimet se kjo datë apo ajo datë nuk ka ndikim në rrjedhat zgjedhore. Mos e harroni që LDK është dalë partia e parë në këtë garë në zgjedhjet e fundit, sado që i duket e dhimbshme kundërshtarëve, 30 për qind të votës së mërgatës e kemi marrë. Por a duhet të organizojmë zgjedhje në natën e vitit të ri, këndej festë e këndej me ru vota, a duhet ti ruajmë kutitë, apo të bëhemi më të përgjegjshëm. Por pse t’i humbim edhe 15 ditë nëse përfundimi është i njëjtë, a na duhet një mot më i mirë për zgjedhje, kjo ka logjikë. Nëse s’ka gatishmëri të tillë, kurdo që caktohen, le të caktohen, është në diskrecionin e presidentes, unë besoj që ajo do të jetë e natyrshme sa i përket kohës së organizimit të zgjedhjeve”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz