back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeAGK përkrah punëtorët e RTK’së për protestën e së enjtes: Është përballur...

AGK përkrah punëtorët e RTK’së për protestën e së enjtes: Është përballur me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria

Të ngjajshme

Policia arreston një person për sulm në Zubin Potok

Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor...

Gucati: Nuk besoj në Kurtin, ai vetë u tha ish-krerëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar deklaratën e...

Aksident i rëndë në Aktash, një Mercedes Benz përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Aktash...

Dedaj: Vjosa Osmani është përçarëse, ka shkatërru LDK-në për interesa personale

Pas dekretimit që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dalë në mbështetje të punonjësve të RTK-së,  duke thënë se qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës para protestës të së enjtes.

Nga AGK është shprehur edhe solidaritet me punonjësit e RTK’së, të cilët ‘’ brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer’’.

‘’Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut’’, thuhet në reagimin e AGK-së.

Postimi:

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes.

AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut.

RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar.

AGK-ja angazhohet që anëtarët e saj në RTK dhe të gjithë punonjësit e tjerë aty të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje e pengesa, dhe në interes të publikut.

AGK-ja bën thirrje që një qeveri dhe një kuvend i ri të miratojnë pa vonesa një ligj të ri për RTK-në, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarësinë e plotë të veprimit, duke i mundësuar gjithashtu një shtëpi të përhershme për zhvillimin e punës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz