back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeBrahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Të ngjajshme

Dedaj: Vjosa Osmani është përçarëse, ka shkatërru LDK-në për interesa personale

Pas dekretimit që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i...

Gucati: EULEX-i po mban peng njerëzit që sollën lirinë

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

“San Siros” po i vjen fundi, Milani dhe Interi blejnë stadiumin dhe zonën përreth saj

Gjigantët italianë, Milani dhe Interi kanë njoftuar një gjë...

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër.

Kështu ka bërë të ditur ai për GazetaBlic.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.

E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz