back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaTeknologjiGalaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Të ngjajshme

Një ekspozitë për jetët e humbura trans

Mes viteve 2021 dhe 2025, artisti zezak jobinar Sage...

Rogerti lë shtëpinë e BBVA-së

Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP...

Vllasi: Presidenti të zgjidhet tani, shkuarja në zgjedhje të reja çmenduri!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka...

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San Francisko më 25 shkurt, sipas një mediumi koreano-jugor, Money Today.

Kjo datë është më e vonë se zbulimi i Galaxy S25 , por më herët se sa parashikuan shumë raporte të fundit.

Për referencë, Galaxy S25 u njoftua më 22 janar 2025, ndërsa Galaxy S24 u zbulua më 17 janar 2024.

Një zyrtar i njohur me planet e Samsung tha se eventi po kthehet në San Francisko sepse është qendra e Inteligjencës Artificiale.

Kjo e bën atë një vend kryesor për lansimin e Galaxy S26 , i cili do të ketë “Al të gjeneratës së ardhshme”, sipas Danie Araujo, zëvendëspresident i Divizionit të Përvojës Mobile të Samsung.

Më parë u tha se Samsung do të njoftonte Galaxy S26 në mars, kështu që data e re e përfolur është një shkëndijë shprese për ata që kanë numëruar ditët deri në lansim.

Edhe pse telefonat mund të dalin në shitje në fund të shkurtit, nuk dihet se kur saktë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz