BallinaLajmeArian Tahiri – Kurtit e Pecit: Nuk i vyen Mitrovicës kryetar që...

Arian Tahiri – Kurtit e Pecit: Nuk i vyen Mitrovicës kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por veç me punët e qytetit

Të ngjajshme

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Kandidati i PDK’së, për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri thotë se ky qytet nuk ka nevojë për një kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por vetëm më punët e qytetit.

Tahiri në emisionin Pressing në T7 tha se Mitrovica ka nevojë për një kryetar që merret me hallet e qytetarëve dhe me çështjet si: kanalizimi, ndriçimi i publik, pastërtia, rrugët, ambulantet, bursat e parkingjet dhe transportin publik.

“Unë besoj shumë që Mitrovica ka nevoj për kryetar që merret vetëm me punët e qytetit, si cështjet e kanalizimit, ndriçimit publik, pastërtisë, rrugëve, ambulantëve, shkollave, bursave, parkingjeve publike, transporti publik, lumenjtë, këto janë disa prej punëve që janë punë për kryetarin e Mitrovicës. Qytetari i Mitrovicës ka nevojë për një kryetar që merret vetëm me hallet e qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

Tutje, ai shton se Mitrovica nuk duhet të përdorët për politik bërje.

“Nuk duhet me u përdor Mitrovica për me bo politikë, nuk i byjnë Mitrovicës kryetar që merret me punët të Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit, por një kryetar që merret veç me punët e qytetit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz