back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeOsmani u shpreh e “bindur” nga VV, Hoxha e PDK-së: E bindur...

Osmani u shpreh e “bindur” nga VV, Hoxha e PDK-së: E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën befasi

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është bindur nga VV për ta mandatuar të nominuarin e tyre, Glauk Konjufcën për të formuar Qeverinë.

Në lidhje me këtë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka pyetur Osmanin “me çfarë e kanë bindur?”.

“A mos i kanë nënshkrimet e deputetëve që e përbëjnë 61-shin? A mos ka marrëveshje politike që e mundëson 61-shin?”, ka pyetur Hoxha.

Ajo ka thënë se Osmani ishte në vazhdimësi e bindur ndaj Kurtit.

“E bindur ndaj Kurtit keni qenë në vazhdimësi andaj edhe kjo sot nuk përbën  befasi”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz