BallinaShowBizVeshja e Marilyn Monroe, flet për herë të parë Kim Kardashian

Veshja e Marilyn Monroe, flet për herë të parë Kim Kardashian

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kim Kardashian ka mbajtur në mister detajet për një nga momentet më të diskutuara të saj në tapetin e kuq, atë të veshjes së fustanit legjendar të Marilyn Monroe në Met Gala 2022. Në një intervistë me kolegen e saj, Teyana Taylor, për Vanity Fair, Kim nuk pranoi të japë përgjigje për pyetjen nëse ajo kishte dëmtuar fustanën ikonë, siç është spekuluar nga shumë persona.

Taylor, duke u munduar ta sqaronte, e pyeti drejtpërdrejt: “A e ke prishur fustanën e Marilyn Monroe?” Kim u përgjigj duke thënë një “jo” të fuqishëm dhe shtoi: “Nuk e di si arriti tek unë, por tani është perfekte.”


Ky moment i veçantë i veshjes së fustanit të vitit 1962, i dizajnuar nga Jean Louis dhe që kushtonte 12,000 dollarë në kohën e tij, ka ngjallur shumë polemika.

Fustani u bë i famshëm për performancën e Marilyn Monroe për Presidentin John F. Kennedy në një ngjarje bamirësie, ku ajo këndoi “Happy Birthday” në vitin 1962.

Për të mundur të vishej me këtë fustan, Kim kaloi një transformim të jashtëzakonshëm fizik, duke humbur 16 paund në tre javë dhe duke ndjekur një dietë strikte.

Në intervistë, Kim gjithashtu komentoi mbi mundësinë e dëmimit të fustanit, duke thënë se kishte pasur shqetësime për sigurimin e saj dhe se kishte frikë se do të humbiste 10 milionë dollarë. Pavarësisht kritikave dhe thashethemeve, momenti i saj në Met Gala vazhdon të mbetet një nga më të diskutuarit në historinë e këtij eventi prestigjioz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz