back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeKoincidencë apo koordinim? – Postimi i Hekuran Muratit në sinkron të plotë...

Koincidencë apo koordinim? – Postimi i Hekuran Muratit në sinkron të plotë me atë që po thotë Presidentja Osmani në konferencë për media

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka lajmëruar se e ka mandatuar të propozuarin e VV-së, Glauk Konjufca për kryeministër.

VV dhe Konjufca tash kanë 15 ditë për të siguruar votat në Parlament, transmeton lajmi.net.

Në pyetjet e gazetarëve se nëse VV-ja i ka ofruar granaca për votat e Konjufcën, përgjigja e saj ishte kjo:

“Askund në Kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa. dhe ka dallim shumë të madh mes garancës dhe gjasave. Garanca jepet në Kuvend dhe gjasat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy apo më shumë kandidatë, detyrimi im ishte të shihja kush i ka gjasat më të mëdha. LVV dhe Glauk Konjufca kanë besimin që të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa, siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetueses dhe e kam zbatuar këtë. Sikur mos të kishte fare propozim do të ishim me një fazë tjetër”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se ajo e ka për detyrë të mandatoj, kur ka kandidatë.

“Unë e kryej detyrimin kushtetues sepse neni 95 pika 4 thotë që presidentja duhet të mandatoj, aty kemi Gjykatën Kushtetuese që thotë se duhet të ketë kandidat dhe nuk mund të nxierret dekret për refuzim të kandidatit, kur e ke propozimin”, tha ajo.

Por, kjo gjuhë e presidentes, janë shumë të ngjashme me postimin që e kishte bërë ministri në detyrë, Hekuran Murati.

“Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari. Madje mënyra se si është e shkruar Kushtetuta, pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë. Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar herën e dytë, vetëm nëse asnjë subjekt nuk është i interesuar për tentativën e dytë. Sepse synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme. Vendimi për mandatar të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila mandaton personin që ka GJASAT MË TË MËDHA për të formuar qeverinë.”, thuhej në postimin e Muratit para 4 orësh.

A është kjo një koincidence apo vërtet presidentja Osmani po ecë në një linjë me partinë e VV-së./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz