back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmePjesa për mediat në raportin e progresit, Kurti merret me të, por...

Pjesa për mediat në raportin e progresit, Kurti merret me të, por s’i përmend sulmet ndaj tyre

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

Kurti tha se ka përparim në 35 fusha dhe ngecje në vetëm 3 fusha.

“Raporti sivjet është pozitiv në të gjitha fushat, dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Ai pasqyron punën e Qeverisë. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje në 3 fusha, progresi varion nga i kufizuar në të përmbaruar. Orientimi ynë është i qartë anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Ai për lirinë ë shprehjes ka thënë se raporti thekson mungesë të transparencës në pronësi dhe paqëndrueshmëri financiare të mediave.

“Te pjesa e lirisë së mediave raporti tregon se ka pluralizëm të mediave, por evidenton sfida në transparencën e pronësisë dhe qëndrueshmërisë financiare të mediave. Për ne mbetet shqetësuese mbetet konstatimi i raportit se mjedisi mediak ishte subjekt i përpjekje për dezinformim gjatë procesit zgjedhor, si nga burimet e brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë fushatë dezinformuese duke përfshirë media të lidhura me Rusia Russia Today Balkan dhe Sputnik Serbia”, tha Kurti.

Por, Kurti nuk ka përmendur sulmet që pushteti i tij ka bërë ndaj mediave.

Në raport thuhet se Kosova s’ka bërë ndonjë përparim dhe se ka “ka njëfarë shkalle përgatitjeje”.

Në fushën e lirisë se shprehjes, janë përmendur edhe sulme fizike dhe verbale ndaj gazetarëve.

Raporti i Progresit ka evidentuar edhe sulmet që janë bërë ndaj gazetarëve nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtarë të lartë, përgjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz