back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për personin që dyshoi se shkaktoi aksidentin ku vdiq...

Një muaj paraburgim për personin që dyshoi se shkaktoi aksidentin ku vdiq motoçiklisti në Rahovec

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit A.D, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin e trafikut ku vdiq një motoçiklist.

Siç ka njoftuar kjo Gjykatë, “më datë 02.11.2025, rreth orës 20:25 min, në Rahovec, nga pakujdesia vë në rrezik jetën e njerëzve në atë mënyrë që, duke drejtuar automjetin e tij të markës “VË Golf”, dhe duke mos i kushtuar kujdes të duhur rrugës dhe duke mos iu përshtatur lëvizjes dhe rrethanave të rrugës, në mënyrë të pasigurt bën kthim majtas duke mos respektuar përparësinë e kalimit të motoçikletës, e cila ka qenë duke lëvizur në përball kalim, ku me pjesën e parë të motoçikletës përplaset në automjetin e markës “Golf”, në krahun e djathtë, ku pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës bie në asfalt, ku si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i veturës si dhe drejtuesi i motoçikletës kërkojnë ndihmë mjekësore në QKF – Rahovec, e më pas drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, por i njëjti ka qenë pa shenja jete.”

I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Rrezikimi i trafikut publik” që rezulton me vdekje, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Mizahir Shabani, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke u fshehur apo shmangur organeve të ndjekjes dhe duke ndikuar në dëshmitarë.  I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 2 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 1 dhjetor 2025”, ka njoftuar Gjykata. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz