back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeKDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të...

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se pasi ka dështuar votimi për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë.

Sipas KDI-së, Presidentja e vendit në këtë periudhë, ka pasur obligim që brenda 10 ditëve, afat ky që përfundon nesër, të zhvilloj konsultime me të gjitha partitë parlamentare, që të vlerësohen gjasat reale për formimin e një shumice të re qeverisëse dhe shmangies së zgjedhjeve.

“KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend. Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve”, ka shkruar KDI në komunikatë. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz