back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmePresidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve

Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

“Kina kërkon të thellojë marrëdhëniet me Rusinë pavarësisht mjedisit të jashtëm të trazuar”, tha sot presidenti kinez Xi Jinping.

Gjatë takimit që zhvilloi sot me kryeministrun rus Mikhail Mishustin në Pekin, Xi premtoi gjithashtu se do të zgjerojë investimet dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Kina është afruar më shumë me Moskën që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës tre vjet më parë, pavarësisht presionit nga Perëndimi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës tha në një deklaratë se Xi kërkon të zgjerojë investimet e ndërsjella me Rusinë, duke i përshkruar lidhjet e përforcuara si një “zgjedhje të përbashkët strategjike” dhe duke deklaruar se të dy vendet “duhet të ruajnë koordinim të ngushtë”.

“Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë ecur përpara këtë vit pavarësisht mjedisit të jashtëm të trazuar”, i tha Xi Mishustin, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Ai e vuri theksin te industritë, duke përfshirë energjinë, bujqësinë, hapësirën ajrore, ekonominë dixhitale dhe zhvillimin e gjelbër, ku të dy vendet mund të bashkëpunojnë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë afruar vazhdimisht që nga pushtimi i vendit fqinj nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Xi dhe Presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një partneritet “pa kufizime”, vetëm disa ditë para se Moska të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë.

Megjithatë, tregtia dypalëshe ka rënë në muajt e fundit, ndërsa Kina përballet me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara mbi tregtinë dhe teknologjinë.

Xi dhe Putin gjithashtu duket se kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta personale vitet e fundit.

Presidenti rus vizitoi Kinën në shtator për të marrë pjesë në një paradë të madhe ushtarake në Pekin për të shënuar 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz