back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaShowBizRomanca surprizë: Ish-i i Al Pacino-s kapet mat me komedianin 70-vjeçar

Romanca surprizë: Ish-i i Al Pacino-s kapet mat me komedianin 70-vjeçar

Të ngjajshme

Noor Alfallah, një producente filmash dhe ish-e dashura e Al Pacinos, u fotografua së fundmi me komedianin Bill Maher, i cili është 38 vjet më i madh se ajo.

Të dy ishin në një festë për Halloween të organizuar nga Vasa J Morgana dhe Michael Braun në Chateau Marmont në Los Angeles. Ata dolën nga festa së bashku dhe paparacët i fotografuan në makinë.

Thashethemet se ata ishin në një lidhje filluan të përhapeshin vitin e kaluar, kur u fotografuan duke dalë nga Chateau Marmont. Megjithatë, ajo i mohoi këto akuza në atë kohë. “Billi është thjesht shoku im. Ai është i mrekullueshëm. Por ne jemi thjesht miq”, tha ajo për TMZ.

Noor filloi të dilte me Al Pacino në vitin 2022 dhe u ndanë në vitin 2024. Pas ndarjes, Pacino shprehet se ndjen frikë se do të përjetojë vetminë. Pavarësisht ndarjes, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë si bashkë-prindër të djalit të tyre, Roman. Në një intervistë për revistën “People”, Pacino njoftoi se tani ata janë në një “miqësi” në vend të një “marrëdhënieje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz