back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeKonjufca kërkon votë  nga “opozita” për t’u bërë Kryeministër ose vendi shkon...

Konjufca kërkon votë  nga “opozita” për t’u bërë Kryeministër ose vendi shkon në “pesë palë zgjedhje brenda një viti”

Të ngjajshme

Nisma nuk ka votë për Konjufcën, Limaj: Nuk bëhet shteti kështu bre djem

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata...

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ai...

Daut Haradinaj: Unë personalisht nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht...

Maliqi: Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë me 28 dhjetor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën...

I propozuari nga partia e tij për mandatar të dytë për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, ka përmendur “pesë palë zgjedhje brenda një viti” në rast se partitë ish-opozitare s’e votojnë atë për kryeministër në rast se emri i tij të shkojë në Kuvend.

Derisa partitë e tjera kanë deklaruar në takimin me presidenten Vjosa Osmani se asnjëra parti s’e ka shumicën parlamentare për formim të qeverisë, Konjufca ka kërkuar vota nga këto parti duke thënë se nëse s’ndodh kjo, vendi shkon në zgjedhje.

Lëvizjen e partisë së tij që pa gjetur shumicën prej 61 votash në Kuvend për ta votuar Konjufcën kryeministër, ai tha se kushdo që e interpreton si frikë të Vetëvendosjes nga zgjedhjet e ka “shumë gabim”.

“Kush na garanton se në mars, me këto qëndrime të subjekteve politike që i kemi mund ta zgjedhim një presidente ose president në fillim të marsit. Kjo do të na çonte në pesë palë zgjedhje brenda një viti. Është e papërballueshme për Republikën dhe për popullin tonë. Pra, ne po hymë në një qëllim të qartë, me një qëllim të mirë në funksion të interesit publik. Po kush e interpreton këtë se Lëvizja Vetëvendosje frikësohet nga zgjedhjet, që Lëvizja Vetëvendosje nuk është e gatshme për zgjedhje, e ka shumë gabim”, tha ai në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Konjufca më pas me tone pak kërcënuese për partitë tjera u shpreh shumë optimist se populli nuk ndërron qëndrim karshi Vetëvendosjes dhe se në rast të zgjedhjeve ai do t’ia ofrojë mbështetjen.

“Nëse duan ta provojnë, populli është këtu, populli është ai i njëjti që mendon njëjtë dhe që unë mendoj se nuk sheh reflektim të mirë nga i gjithë spektri politik i Kosovës do të dijë ashtu siç gjithë ka ditur për të dhënë përgjigje e vet edhe në dhjetor nëse mbahen zgjedhjet”, tha ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz