Athletic Bilbao po përballet me një mungesë të madhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United.
Kjo pasi që ylli i skuadrës Nico Williams, pritet të jetë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.
Williams, nuk u stërvit fare me Bilbaon, duke ngrehur shqetësime për skuadrën bardhekuqe.
Williams pësoi një lëndim të ri në ijë, njëjtë sikurse Franco Mastantuono i Realit dhe më parë edhe Lamine Yamal i Barcelonës.
Kujtojmë se ndeshja Athletic-Newcastle zhvillohet nesër në “St.James Park”, në orën 21:00./IndeksOnline/