back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaSportSky Sports largon pjesëtarët e stafit, arsyeja është interesante

Sky Sports largon pjesëtarët e stafit, arsyeja është interesante

Të ngjajshme

Osmani po i shikon numrat, Krasniqi i shkon në takim për t’ia përsëritur se s’ka shumicë për qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen...

Nora shfaqet joshëse nga vetura

Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve

“Kina kërkon të thellojë marrëdhëniet me Rusinë pavarësisht mjedisit...

Ermal Krasniqi në formacionin e javës në Poloni

Ermal Krasniqi e pati një fundjavë për ta mbajtur...

Sky Sports Italia ka larguar disa pjesëtarë të stafit për një arsye interesante.

Kjo pasi që në transmetim “LIVE”, dy nga ata shihen duke festuar golin e Interit që shënoi ndaj Hellas Veronës në Serie A.

Në pamjet që tani janë bërë virale, dyshja mund të shihet duke shpërthyer me gëzim dhe duke përqafuar njëri-tjetrin pas prezantuesit të lajmeve, ndërsa shënohej një gol në minutën e 93-të.

Megjithatë, duket se përpjekjet e tyre për të minimizuar festimet ishin shumë të pakta dhe shumë vonë për drejtorin e Sky Sports Italia, Federico Ferri, i cili thuhet se u ka thënë atyre të mbledhin çantat dhe të largohen nga studioja.

Sipas gazetarit italian Francesco Ordine, i cili ripostoi një video të festimeve në X, Ferri nxitoi t’i qortonte ata.

“Drejtori i Sky Sport, Federico Ferri, ndërhyri menjëherë duke i dërguar në shtëpi dy gazetarët ultras dhe duke nënshkruar një qarkore të brendshme shumë të ashpër mbi çështjen jashtëzakonisht delikate”, shkroi Ordine./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz