back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmePunëtorët pa rroga, gazetari i RTK-së: Kolegët tanë nuk po mund t’i...

Punëtorët pa rroga, gazetari i RTK-së: Kolegët tanë nuk po mund t’i blejnë as ilaçet

Të ngjajshme

Gazetari i RTK-së, Alban Selimi, ka alarmuar në rrjetin e tij social për gjendjen financiare të RTK-së.

Punëtorët janë pa paga, pasi ende nuk është miratuar buxheti për RTK-në.

Selimi ka thënë se ka kolegë që nuk po ia dalin të blejnë as ilaçet.

Njoftimi:

Kolegë të nderuar

Sot kam marrë dhjetëra telefonata dhe në mëngjes kam takuar një pjesë të çmuar të kolegëve të RTK-së, që nuk janë pjesë e sindikatave. Shumica prej tyre janë të lodhur nga situata e krijuar dhe nga mosnjoftimi për marrjen e pagës.

Kështu, ishte një dakordancë dhe mbështetje që edhe ne, të punësuarit në RTK që nuk jemi pjesë e sindikatave, të mbështesim protestën e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK).

Për këtë jemi bashkërenduar edhe me përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Andaj, duke ju falënderuar të gjithë ju kolegë që nuk jeni pjesë e sindikatave dhe që keni mbështetur nismën për të kërkuar të drejtën tonë legjitime, ju ftoj që të enjten, më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, të bëhemi bashkë sa më masivisht në protestën që do të mbahet para hyrjes së RTK-së.

Po ashtu, ftoj me shumë dashamirësi edhe kolegët që mund të jenë pjesë e sindikatave të tjera që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.

Sepse kërkesa është për pagat e të gjithë neve, pavarësisht detyrës, angazhimit apo pozitës që mbajmë.

Është hera e dytë brenda tre muajve që ne përballemi me pasiguri ekonomike, e shumica mbi të gjitha jemi familjarë.

Fatkeqësisht, kemi edhe kolegë me sëmundje të rënda që nuk ia dalin të blejnë as ilaçet, ndërsa deri më sot nuk kemi pasur asnjë reflektim se kur në llogaritë tona do të kryhen pagesat.

Andaj, shihemi të enjten, para dyerve te RTK-së!.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz