Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda lokalit të një picerie.
Viktima është identifikuar si Filloreta Sabri Çitaku rreth 42-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Filloretës, Valdet Berisha.
“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se papritur ka nderruar jete bashkeshortja ime, Filloreta Çitaku.
Për detajet e varrimit do te ju njoftojmë me kohe!”, ka shkruar ai.
Stafi i lokalit ka njoftuar menjëherë Emergjencën, siç raporto Sinjali, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë të parë, por pavarësisht përpjekjeve, gruaja ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në QKUK.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetarët në zemër të kryeqytetit.