back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeShqipëri-Kosovë, kalimi i kufirit pa kontrolle – procedura do të jetë në...

Shqipëri-Kosovë, kalimi i kufirit pa kontrolle – procedura do të jetë në fuqi deri më 28 shkurt 2026

Të ngjajshme

Pjesa për mediat në raportin e progresit, Kurti merret me të, por s’i përmend sulmet ndaj tyre

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për...

Shqipëria e Mali i Zi, me shumë gjasa në BE deri në vitin 2030

Vende të reja mund të bashkohen me BE-në deri...

Costa: Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv për kandidaturën në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë...

Mendimi për motin: Nesër intervale me diell, temperaturat deri në 15C

Mendimi për motin – 4.11.2025 Intervale me diell parashihen për...

Kurti për raportin e KE-së: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit që kalonin në dy anët e kufirit. Ndërsa që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.

Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare. Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.

Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona. Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera. Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz