back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeDugolli i prerë: Nuk do të ketë emër tjetër për mandatar përveç...

Dugolli i prerë: Nuk do të ketë emër tjetër për mandatar përveç Kurtit

Të ngjajshme

Pjesa për mediat në raportin e progresit, Kurti merret me të, por s’i përmend sulmet ndaj tyre

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për...

Shqipëria e Mali i Zi, me shumë gjasa në BE deri në vitin 2030

Vende të reja mund të bashkohen me BE-në deri...

Costa: Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv për kandidaturën në BE

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë...

Mendimi për motin: Nesër intervale me diell, temperaturat deri në 15C

Mendimi për motin – 4.11.2025 Intervale me diell parashihen për...

Kurti për raportin e KE-së: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur takim të ri ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, pas atij që u mbajt me liderët e partive parlamentare javën e kaluar.

Sipas tij, takimi i dytë mund të ndodhë brenda afatit kushtetues që përfundon më 5 nëntor.

“Me aq sa di, takim me presidenten ende nuk ka pasur, sepse është ndjekur agjenda e ngjeshur. Ka edhe dy ditë afat në vijim që mund të realizohet një takim. Është afat kushtetues që po rrjedh, dhe presidentja me siguri do t’i presë deri në fund këto afate kushtetuese,” ka thënë Dugolli.

Deputeti i Vetëvendosjes shtoi se, nëse nuk krijohet një shumicë për formimin e qeverisë së re, presidentja pritet të veprojë sipas kompetencave të saj kushtetuese.

“Nëse nuk ka opsion për të formuar një shumicë për qeverinë, atëherë me siguri presidentja do të veprojë në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që ka. Siç po duket, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme,” tha ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë emër tjetër për mandatar të ri, Dugolli sqaroi se partia nuk ka propozuar asnjë kandidat tjetër përveç Albin Kurtit.

“Jo, nuk kemi ndonjë emër ose opsion tjetër për mandatar. Ne e kemi pasur Kurtin dhe nuk kemi thirrur ndonjë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, prandaj nuk do të ketë emër tjetër për mandatar,” u shpreh ai. /Teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz