back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeOsmani kërkon reagim ndërkombëtar pas rrëmbimit të qytetarit serb nga xhandarmëria serbe

Osmani kërkon reagim ndërkombëtar pas rrëmbimit të qytetarit serb nga xhandarmëria serbe

Të ngjajshme

Kurti: Opozitarëve iu themi ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit...

Santiana sërish opinioniste në “Big Talk”?

Pas suksesit që pati vitin e kaluar në rolin...

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur e më pas edhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

Përmes një reagimi në Facebook, e para e shtetit thotë se ky rast është dëshmi shtesë e qasjes hegjemoniste të Serbisë, e që sipas saj, çdo qytetarë që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Aleksandar Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.

Po ashtu, presidentja bëri thirrje që skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e vendit nga tendenca të tilla.

“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, tha tutje Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz