back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeKQZ: Afati i fundit për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta...

KQZ: Afati i fundit për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta përfundon nesër

Të ngjajshme

Vizita e Spiropalit te Thaçi, Haradinaj: Ata që e quajnë ndërhyrje politike, mendojnë njëjtë si Serbia

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj përmes një lidhje direkte...

Theren me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka...

Kurti sot pranon Raportin për Kosovën nga KE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 4 nëntor 2025, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

KQZ ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta që nuk mund të shkojnë fizikisht në vendvotim, të regjistrohen për të votuar në adresën e tyre përmes ekipeve mobile.

Regjistrimi mund të bëhet:

  • Online në linkun: vpnv.kqz-ks.org/sq
  • Ose duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën përkatëse.

KQZ ka sqaruar gjithashtu se nëse një person është regjistruar për raundin e parë, nuk ka nevojë të regjistrohet përsëri për raundin e dytë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz