Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Donika Kadaj Bujupi i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit në lidhje me deklaratat e fundit për Osmanin.
Kadaj Bujupi e ka parë si të pakuptimtë që një deputete e Kuvendit të Kosovës, profesoreshë universitare e nënkryetare e LDK-së, siç është Bajrami të mos ketë problem me Listën Srbe po të “sulmoj” siç thotë \ajo, Osmanin.
Ajo ka thënë se Osmani nuk i ka sjell asnjë dëm Kosovës, por sipas saj punon çdo ditë për ta forcuar shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Cila është porosia që deputetja në fjalë ka dashur t’u përcjellë qytetarëve me këtë qëndrim? Mbetet të besohet se nuk i ka llogaritur mirë fjalët dhe emocionet, sepse vështirë të besohet që dikush të mos ketë problem me Listën Serbe, por të ketë problem me Presidenten e vendit të vet. Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente, logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë. Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës që para se të zgjedhet nga Kuvendi mori bekimin e mbi 300 mijë votave të popullit të Kosovës. Këtë besim e mori sepse mbrojti të vërtetën dhe dinjitetin shtetëror. Juve mund edhe t’ju shkoje mendja ndonjëherë të filloni beteja me Presidenten, por pastaj mos u ankoni për rezultatet zgjedhore, se edhe 12 përqindëshi do ju duket i mirë”, ka shkruar Kadaj Bujupi në Faceook.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se nuk ka vend për Osmanin në këtë subjekt, pasi, sipas saj, ajo është fajtore për rënien e madhe të LDK-së në vitin 2021. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Kadaj- Bujupit: