back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeNura i PDK-së: Presidentja Osmani në sinkron me Kurtin për një të...

Nura i PDK-së: Presidentja Osmani në sinkron me Kurtin për një të ardhme të përbashkët politike

Të ngjajshme

Ashpërsohet gjuha Rama-Çeku në debatin për Rrugën A

Është ashpërsuar gjuha mes kandidatëve në përballjen Rama-Çeku teksa...

Stojkoviq: Regjimi i Vuçiqit po likuidon serbët e padëgjueshëm në Kosovë

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar ashpër pas ngjarjes...

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, që nga shpallja e rezultateve është duke e zvarritur krijimin e institucioneve dhe tash mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas tij, në mungesë të votave të nevojshme po kërkon kohë nga presidentja Osmani që zgjedhjet të mbahet në kohën që i përshtatën Kurtit.

Deputeti Nura në një deklaratë për RTV21 kritikoi edhe presidenten Osmani se është në sinkron me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për, siç tha, një të ardhme të përbashkët politike.

‘’Kjo është në përpjekjet e partisë fituese në zgjedhjet e shkurtit, thuajse që nga shpallja e rezultateve ajo është e pakënaqur me rezultatin të cilin e ka marrë dhe tendenca e saj vazhdimisht ka qenë shtyrja deri në momentin kur ata e shohin që është momenti i duhur për të shkuar në zgjedhje. Zemërgjerësia e kryetares së shtetit, Vjosa Osmani, mendoj se është një sinkron i tyre i cili dëshmon se edhe në të ardhmen do të jenë afër njëri tjetrit”, tha Nura.

Nura nuk është optimist se mund të krijohet një shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës.

‘’Është më të ardhur keq pasi që partitë e ish-opozitës nuk mund ta krijojnë një Qeveri, ndoshta jo me një shumicë të theksuar, por Qeverinë mendoj se do ta kishin krijuar, por për shkak të neglizhencës apo të mos unitetit të një partie ish-opozitare ne sot duhet t’i mall tretojmë qytetarët me zgjedhje të një pas njëshme. Fatkeqësisht Kosova do të shkojë në zgjedhje”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz