William Saliba është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Forma e tij e ka vënë në shënjestër të të gjithëve, me Realin i cili është nga më të interesuarit për të.
Por Saliba vendosi në fund të qëndronte te Arsenali, ku i cili vazhdoi kontratën e tij në verë.
Saliba në një intervistë për “Telefoot”, thotë është vërtet joshëse interesimi i “Los Blancos” për të.
“Sigurisht që është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty… …por unë doja të fitoja tituj me Arsenalin së pari përpara se të mendoja për ndonjë gjë tjetër”, tha Saliba./IndeksOnline/