back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeSpanjollët pro integrimit të Kosovës në BE

Spanjollët pro integrimit të Kosovës në BE

Të ngjajshme

Ashpërsohet gjuha Rama-Çeku në debatin për Rrugën A

Është ashpërsuar gjuha mes kandidatëve në përballjen Rama-Çeku teksa...

Stojkoviq: Regjimi i Vuçiqit po likuidon serbët e padëgjueshëm në Kosovë

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar ashpër pas ngjarjes...

Një sondazh i Eurobarometer tregon se shumica e qytetarëve në disa vende të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë pro anëtarësimit të saj në BE.

Në Spanjë, 53% e qytetarëve mbështesin integrimin evropian të Kosovës, ndërsa vetëm 27% janë kundër. Në Rumani, mbështetja është 52%, ndërsa kundërshtimi 36%.

Mbështetje më e ulët është regjistruar në Sllovaki (46%), Greqi (44%) dhe Qipro (40%). Mesatarja e pesë vendeve mosnjohëse tregon se 47% janë për anëtarësim, përballë 40% që janë kundër.

Rezultatet konsiderohen befasuese, veçanërisht në Spanjë, ku qytetarët shfaqin qëndrim më pozitiv ndaj integrimit të Kosovës sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është 43%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz