back to top
Monday, November 3, 2025
BallinaLajmeDaka: Pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit – Kurti...

Daka: Pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit – Kurti s’ka të drejtë më

Të ngjajshme

Picula: Qëndrimi i KE-së ndaj autoriteteve në Serbi ka qenë padrejtësisht i butë

Radio Evropa e Lirë – Raportuesi në Parlamentit Evropian për...

”Si je”, publikohet nga Olsi Bylyku

Këngëtari Olsi Bylyku ka publikuar projektin e tij më...

Shaqir Totaj: Fitorja e 9 Nëntorit do ta çojë Prizrenin drejt transformimit të plotë

Në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, është mbajtur tubimi...

Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve pasi Hamasi ktheu mbetjet e 3 ushtarëve

Izraeli dorëzoi trupat e 45 palestinezëve të hënën, njoftoi...

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka komentuar procedurat për formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe të drejtën e mandateve në Kuvend.

Sipas saj, çdo parti që siguron 61 vota në Kuvend ka të drejtë të propozojë mandatarin dhe të formojë qeverinë.

“Kushdo që i ka 61 vota, cilado qoftë parti, që e siguron presidenten që i ka 61 vota, e tregon emrin e mandatarin dhe merr të drejtën për të formuar qeverinë”, ka theksuar ajo në Debat Plus.

Daka ka shtuar se pas datës 5 nëntor, nëse ka një kandidat që pretendon të ketë 61 vota, Kuvendi duhet të thërrasë seancën për votim.

“Menjëherë pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit, nëse ka dikush që e vlerëson se i ka 61 vota dhe mund të formojë qeverinë, dhe në atë seancë të votohet qeveria”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka komentuar edhe mundësinë që Albin Kurti të provojë sërish formimin e qeverisë.

“Me të njëjtin emër jo, mund të sjellë një emër tjetër, por duhet të japë prova të sigurta që ka 61 vota dhe të tregojë cilët janë ata emra që do të sigurojnë votat në ditën e votimit, ka theksuar ajo.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani ka afat kushtetues deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja ose do të mandatojë dikë për të formuar ekzekutivin e ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz