BallinaBotëTragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku

Tragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku

Të ngjajshme

Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme...

Vdes punëtori pasi bie nga kati i shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës...

Maloku: Mungon vullneti për zgjedhjen e presidentit, përgjegjësia bie te subjekti më i madh

Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se mungesa e vullnetit...

Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën.

Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht, ndërsa të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra nën shtresat e akullit dhe dëborës.

Shërbimet alpine italiane bënë të ditur se grupi ishte përfshirë nga një ortek i fuqishëm, ndërsa dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara arritën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano, në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda fizike

Kërkimet vijuan gjatë natës dhe rifilluan në mëngjes me helikopterë, dronë dhe pajisje termike, derisa ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupat e fundit në pjesën e poshtme të një përroi malor.

Autoritetet nuk e kanë qartësuar ende shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse grupet e alpinistëve qëndruan në zonë në një orar të vonë dhe me kushte të vështira atmosferike./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz