BallinaLajmeKurti në Paris: Flet për rritje ekonomike, njohjet e fundit për Kosovën...

Kurti në Paris: Flet për rritje ekonomike, njohjet e fundit për Kosovën dhe aspiratat për integrim në BE dhe NATO

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në diskutimin “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”, e cila është organizuar në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Në këtë diskutim, Kurti ka theksuar se Kosova është histori e dyfishtë suksese, duke përmendur si histori suksesi ndërhyrjen ushtarake dhe humanitare të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe së dyti si shtet ku ka thënë se zhvillimi dhe demokracia ecin krah për krah njëra-tjetrës.

 “Ai theksoi se përgjatë viteve me fuqizimin e shtetit, ulej prezenca ushtarake ndërkombëtare në vend ndërsa rritej progresi ekonomik. Sot Kosova ka Bruto Produkt Vendor (BPV) për kokë banori gjashtë herë më të lartë sesa në vitin 2000 dhe tri herë më të lartë sesa në vitin e shpalljes së pavarësisë më 2008. Ai shtoi se Kosova duhet të shërbejë si shembull që çlirimi dhe pavarësia, kanë edhe dividentë makroekonomike e sociale për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e ZKM. 

Kryeministri ka thënë se secili mision paqeruajtës ka nevojë për vlera të përbashkëta dhe jo vetëm për interesa të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e multilateralizmit, dialogut, negocimit, pajtueshmërisë dhe marrëveshjeve. Në këtë kuptim përmendi modelin e Bashkimit Evropian, si projekt politik e proces historik të paqes dhe prosperitetit.

 “Duke u përgjigjur në pyetjet e audiencës, Kryeministri Kurti foli edhe mbi forcimin e shtetësisë së Kosovës edhe ndërkombëtarisht dhe tri njohjet e fundit gjatë këtij viti si dhe aspiratat e vendit tonë për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO, krahas rëndësisë së bashkëpunimit rajonal”, thuhet mes tjerash. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz