back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaSportBarcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

Barcelona ndalon Yamalin nga paraqitjet publike

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Siria, dëshmi e bashkëpunimit me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Real Madrid kërkon dëmshpërblim nga UEFA për çështjen e Superligës

Gjykata Rajonale e Madridit ka rrëzuar ankesat e UEFA-s,...

Misteri i zgjedhjeve | Kë do ta përkrah në balotazh Driton Selmanaj?

Me 9 nëntor, qytetarët e Prizrenit do t’i drejtohen...

Shembet ndërtesa 7 katëshe në Stamboll, pesë persona të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb më 29 tetor në...

Barcelona ka vendosur ta bllokojë përkohësisht Lamine Yamalin nga paraqitjet publike dhe intervistat pas polemikave të fundit që shpërthyen pas El Clasicos.

17-vjeçari shkaktoi reagime të forta para ndeshjes kundër Real Madridit, kur në një emision deklaroi se “Reali vjedh dhe ankohet”. Pas fitores së Realit 3-1, lojtarët madrilenë, mes tyre Carvajal dhe Vinicius Junior, iu përgjigjën me gjeste ironike ndaj Yamalit në fund të ndeshjes.

Shoku i tij te Barcelona, Raphinha, e kritikoi publikisht duke thënë: “Ai është ende i ri dhe i mungon pjekuria. Fjalët e tij i dhanë Real Madridit motivim shtesë.”

Për shkak të situatës, klubi katalanas ka anuluar një aktivitet promovues të planifikuar me kompaninë OPPO dhe gjithashtu një intervistë të parashikuar me “Sky Italia”. Sipas gazetarit Victor Nahe, drejtuesit e Barcelonës i kanë kërkuar agjentëve të Yamalit që ta mbajnë atë larg mediave për momentin.

Ndërkohë, portieri Inaki Pena, aktualisht te Elche, ka folur me fjalë të mira për talentin e ri, duke e krahasuar me Lionel Messin dhe duke thënë se “është ndryshe nga të gjithë të tjerët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz