back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeVdes David Bellos, përkthyesi britanik i shkrimtarit Ismail Kadare

Vdes David Bellos, përkthyesi britanik i shkrimtarit Ismail Kadare

Të ngjajshme

Një miqësi si e Kaderit dhe Brikey-t

Një miqësi po merr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve...

Ndalohet sasi e fillerëve për botoks në pikën kufitare të Vërmicës

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme...

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e...

Koreja e Jugut nderon Donald Trumpin me “Urdhrin e Madh të Mugunghwa” dhe një kurorë ari

Presidenti amerikan Donald J. Trump është nderuar nga Republika...

“The Booker Prizes” ka njoftuar se ka vdekur David Bellos- profesor i letërsisë krahasimtare, ekspert i letërsisë franceze e përkthyes i veprave Kadaresë prej frëngjishtes në anglisht.

Faqja e çmimit prestigjioz përmend që përkthimet e Bellos e bënë shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare ta fitojë atë çmim.

Si rekomandime të punës së Bellos, “The Booker Prizes” jep librin “Rrethimi” të Kadaresë, biografinë e regjisorit Jacques Tati dhe “Të mjerët” e Viktor Hugos.

“Jemi shumë të trishtuar të dëgjojmë për vdekjen e David Bellos, një shkrimtar, profesor, përkthyes dhe gjyqtar i mrekullueshëm i Çmimit Ndërkombëtar Booker 2016. Në vitin 2005, vitin e parë të atij çmimi – i cili atëherë ishte një çmim dyvjeçar për një vepër – përkthimet e tij e bënë shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare fituesin e parë (ata ndanë paratë e çmimit midis tyre). Filloni me përkthimin e tij të veprës “Rrethimi” të Kadaresë, shijoni biografinë e tij të regjisorit francez të komikëve Jacques Tati dhe vazhdoni me rrëfimin e tij madhështor të mënyrës se si Victor Hugo shkroi “Të Mjerët”, duke sjellë gjuhën e rrugës së Parisit në faqe për herë të parë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz