back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeE treta komunë me radhë, VV-AAK arrijnë marrëveshje edhe në Prizren

E treta komunë me radhë, VV-AAK arrijnë marrëveshje edhe në Prizren

Të ngjajshme

Caktohet agjenda, nesër diskutohet buxheti për tri komuna

Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet ...

Ambasadori Rudolph: KFOR luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar...

Kosova dhe Belgjika zhvillojnë konsultime politike për marrëveshjet ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme...

Meritoni refuzoi të flas për Ilnisën, reagon edhe Sara Gjordeni (Foto)

Ish-banori i BBVA Meriton Mjekiqi ka vendosur të mos...

Gara e dytë për kryetarë të Komunave do të mbahet më 9 nëntor, e në një garë janë edhe kandidati për kryetar nga PDK, Shaqir Totaj dhe ai nga VV, Artan Abrashi.

Për këtë garë, sot kanë arritur një marrëveshje të koalicionit qeverisës VV me AAK-në në Prizren, shkruan lajmi.net.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshje te koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij. Ne zotohemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar”, ka njoftuar Krasniqi.

Prizreni tani është komuna e tretë me radhë që kanë bërë koalicion VV dhe AAK pas Fushë Kosovës dhe Junikut. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz