back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëZelensky thotë se sulmet ukrainase kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës...

Zelensky thotë se sulmet ukrainase kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës ruse

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ndaj rafinerive në Rusi kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës të Moskës me 20%, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar informacione nga qeveritë perëndimore.

Mbi 90% e këtyre sulmeve të thella u kryen nga armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë, tha presidenti ukrainas. Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmë shtesë financiare të huaja.

“Ne thjesht duhet të punojmë për këtë çdo ditë”, shtoi ai.

Eksportet e naftës luajnë një rol kyç në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sulmet vijnë ndërsa sanksionet e reja nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, synojnë të ulin fitimet e Moskës nga eksporti i naftës dhe gazit.

Javën e kaluar, Donald Trump njoftoi sanksione të reja kundër gjigantëve rusë të naftës Rosneft dhe Lukoil, të cilat do të hyjnë në fuqi më 21 nëntor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz