back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut – i dyshuar për vrasjen në Hajvali,...

Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut – i dyshuar për vrasjen në Hajvali, MD-ja tregon kur pritet të ekstradohet në Kosovë

Të ngjajshme

Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit...

Zelensky: Në fund të javës diskutojmë me aleatët evropianë detajet e planit të armëpushimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të martën se zyrtarët ukrainas...

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin e Xhemail Nuhiut, i dyshuar për vrasjen e 11 gushtit në Hajvali, ku mbeti i vrarë Muhamet Matoshi.

MD-ja ka thënë se procedura e ekstradimit të Nuhiut do të realizohet sapo vendimi i marrë nga autoritetet britanike bëhet i plotfuqishëm.

MD-ja ka refuzuar të japë detaje të tjera.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

Policia e kishte shpallur person në kërkim Nuhiun më 12 gusht, duke kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.

Motivi i vrasjes raportohet se ishte një mosmarrëveshje në komunikacion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz