Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.
Të pranishëm në këtë ushtrim janë ministri në detyrë i Mbrojtjes, EjupMaqedonci, dhe gjenerali Bekim Jashari.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pas ushtrimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Ujku Shigjetë”, e ka quajtur këtë si një nga objektivat kryesore të planit zhvillimor për ushtrinë.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ushtrinë tonë Forcën e Sigurisë së Kosovës sepse sot po përmbyllim një prej objektivave kryesore të planit zhvillimor të Forcës së Sigurisë së Kosovës atë të certifikim dhe validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së. Pra, me këtë ushtrim ne po përmbyllim një fazë dhe po kalojmë në një fazë tjetër. Kemi marrë masat dhe jemi duke u përgatitur për ta finalizuar. Më këtë rast. Me këtë rast falënderoj komandantin e FSK-së gjeneral Jasharin për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e pashembullt për të arritur objektivat pavarësisht sfidat”, tha ai.
Ushtrimi po zhvillohet në poligonin ushtarak “Babaj i Bokës” në Gjakovë./Indeksonline/