BallinaLajmeAmbasada e Kosovës në Turqi: Deri tani asnjë shtetas kosovar i prekur...

Ambasada e Kosovës në Turqi: Deri tani asnjë shtetas kosovar i prekur nga tërmeti

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë të Rihterit, goditi dje disa rajone të Turqisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek banorët.

Pas këtij incidenti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara aktivizoi linjat emergjente për të ndihmuar bashkatdhetarët dhe për të monitoruar situatën në terren.

Në një përgjigje të dhënë për Telegrafin, Ambasada e Kosovës konfirmoi se deri tani nuk është raportuar për ndonjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti.

“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti që ndodhi dje në Turqi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada ka bërë të ditur se linjat emergjente mbeten të hapura për çdo qytetar të Kosovës që ndodhet në Turqi dhe ka nevojë për asistencë.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 22:48 me kohën lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth.

Tërmeti ka shkaktuar lëkundje të forta ndërsa njerëzit u detyruan të braktisin ndërtesat.

Dëme materiale janë raportuar në disa zona, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz