Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 nëntor 2025 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
Sipas MF-së, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Lidhur Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.