back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeKush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të ngjajshme

Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë një makinë e parkuar

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin...

Festë e veçantë për familjen e Taulant Xhakës

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim...

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më...

Si u bë 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero...

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime ka dështuar të zgjidhet qeveria Kurti 3, për herë të parë që nga pas lufta dhe tani i gjithë procesi është kthyer tek presidentja Osmani. Qeveria në detyrë, deri në konstituimin e plotë të Kuvendit nuk ka pasur mbikëqyrje nga asnjë institucion dhe ministrat e kryeministri në detyrë kanë luajtur rolin edhe të Qeverisë edhe të deputetëve të partisë shumicë. Me konstituimin e Kuvendit, megjithëse ende i diskutueshëm, gjërat kanë ndryshuar. Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, thotë se qeveria në detyrë mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës i cili tashmë konsiderohet i konstituuar.

“ Organi i vetëm që e mbikëqyrë qeverinë është kuvendi tashmë i konstituuar…..”, th Shala për rtv21

Dekalrimet e Shalës pasuan pohimet e të mandatuarit për ta bërë Qeverinë, Albin Kurti se mos votimi për kabinetin e tij do të lë pa mbikëqyrje edhe vetë Qeverinë në detyrë..

“I zgjatet jeta qeverisë në detyrë dhe Kuvendi nuk do të ketë mundësi që ta mbikëqyrë…”, tha Kurti

Por, avokati Arbër Jashari thotë se qeveria në detyrë, është paraparë që të shërbejë vetëm për një periudhë të shkurtër tranzitore dhe jo të zgjas me muaj të tërë. Ai thotë se kjo përbërje e Kuvendit të Kosovës nuk ka mandat për ta mbikëqyrur një qeveri e cila buron nga një legjislaturë e kaluar.

“Qeverinë nuk e ka votu kjo legjislaturë andaj edhe qeveria  në detyrë nuk mund t’i raportojë kësaj legjislature. Kush e ka mëndu se zvarritet formimi i institucioneve kaq gjatë…”, tha Jashari.

Kosova prej muajsh ka hyrë në një bllokadë politike, e cila sipas njohësve të çështjeve ligjore tashmë po merr një epilog. Megjithatë, gjatë këtyre muajve sa Kosova nuk kishte një Kuvend të konstituuar, qeveria në detyrë mori një numër vendimesh të cilat sipas ekspertëve ligjor janë të kundërligjshme.

“Për mendimin tim, ata ministra në detyrë po qëndrojnë kundërligjshëm aty sepse nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër….”, u shpreh Shala

“Po besoj që çdo person juridik që ankimon një vendim të qeverisë nëpër gjykata e fiton rastin mbi bazën e vendimit të Gjykatës Supreme…”, shtoi Jashari.

Në korrik të këtij viti gjykata Supreme, hodhi poshtë një vendim të ministrisë së financave, duke e vlerësuar si të kundërligjshëm. Supremja në arsyetimin e saj ndër të tjerash kishte theksuar se ministrat e zgjedhur deputet nuk kanë të drejtë të marrin vendime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz