back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaBotëTentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që...

Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Një tentativë spektakolare grabitjeje ndodhi në Itali ku një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin para, duke shkaktuar panik dhe bllokim të plotë të trafikut.

Grabitësit, të pajisur me armë gjysmëautomatike dhe eksplozivë, tentuan të ndalonin automjetet duke hedhur në asfalt gozhda metalike me tre maja dhe duke qëlluar drejt një kamioni cisterne të parkuar anash, i cili duhej të bllokonte rrugën. Plani i tyre, megjithatë, dështoi. Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve të sigurisë dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë, autorët u detyruan të largoheshin duarbosh.

Sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit u dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gozhda metalike, prova e qartë e një operacioni të planifikuar me kujdes. Pas arratisjes, grabitësit u larguan në këmbë përmes fushave dhe më vonë i vunë flakën një automjeti në zonën e Porto Potenza Picena, që dyshohet se ishte përdorur gjatë tentativës.

Menjëherë pas ngjarjes, Shtabi i Policisë së Maceratës aktivizoi planin kundër grabitjeve, ku u ngritën postblloqe në pika strategjike dhe oficerët e policisë shkencore nisën ekspertizën në vendin e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë përgjatë autostradës për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe në grabitje të tjera të ngjashme në Italinë qendrore.

Për shkak të incidentit, segmenti rrugor midis Loreto–Porto Recanati dhe Civitanova Marche u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar radhë deri në tetë kilometra në drejtim të Peskara-s dhe rreth dy kilometra drejt Ankonës. Trafiku mbeti i paralizuar për disa orë, ndërsa hetimet për identifikimin e grabitësve vijojnë intensivisht./Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz