back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeTë rinjtë dëmtojnë hapsirat publike, reagon Komuna e Prishtinës: Aktet e vandalizmit...

Të rinjtë dëmtojnë hapsirat publike, reagon Komuna e Prishtinës: Aktet e vandalizmit janë të papranueshme

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas publikimit të një videoje në Indeksonline, ku shihen disa fëmijë të mitur duke dëmtuar hapësirën e një këndi lodrash në qytet. Ky incident ka ngjallur shqetësim dhe ka sjellë një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet komunale.

Në një njoftim për media, Komuna ka theksuar se po vazhdon të investojë në krijimin e hapësirave të sigurta dhe cilësore për fëmijët, përfshirë këndet e lodrave nëpër lagje.

Sipas Komunës, ky incident është një rast i papranueshëm i vandalizmit ndaj pronës publike dhe është raportuar menjëherë në organet e rendit.

“Në kohët e fundit, po përballemi me raste të dëmtimit të qëllimshëm të pronës publike, si ai i ndodhur në një kënd lodrash, dhe këto veprime janë të papranueshme. Ftojmë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e këtyre hapësirave dhe të raportojnë çdo akt vandalizmi te organet kompetente,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka bërë thirrje për qytetarët që të kontribuojë në ruajtjen e këtyre ambienteve dhe të raportojë çdo rast të tillë te organet kompetente./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz